Akademik Mehmet Kraja vlerëson se 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i mirë për të parë çfarë është arritur nga idealet për liri dhe pavarësi, ndërsa mendon se vendi ka nevojë edhe për më tepër idealizëm e dashuri.
Sipas Krajës, Kosova nuk duhet parë si vend ku mund të realizohen përfitimet, por duhet parë edhe si vend ku mund të realizohen ëndrrat e njerëzve.
“10-vjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i përshtatshëm për të reflektuar dhe për të parë çfarë kemi arritur dhe çfarë kemi realizuar nga idealet tona për liri dhe pavarësi”, shprehet Kraja.
“Se çfarë kemi bërë gjatë kësaj periudhe, ne mund ta vlerësojmë dhe mund ta shikojmë me sy kritikë. Por, ajo që është më me rëndësi, them unë, Kosovën nuk duhet parë si vend ku mund të realizojmë vetëm pasionet, ku mund të realizojmë vetëm përfitimet, por duhet parë edhe si vend ku realizohen edhe ëndrrat e njerëzve”, shton ai.
Mesazhi i Krajës në këtë jubile është i shkurtër dhe i qartë.
“Kosova ka nevojë për më shumë idealizëm. Ka nevojë të duhet më shumë”, thotë ai.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë