Policia e Kosovës vlerëson se njëri nga shkaqet e rritjes së numrit të aksidenteve në komunikacion është heqja e kufizimit të lëvizjes së lirë, pas lirimit të masave anti-Covid.
Kështu ka thënë drejtori i këtij institucioni Samedin Mehmeti, gjatë një konference për medie ku ka shpalosur planin e policisë për siguri në komunikacion.
Ai ka thënë se situata aktuale ku është rritur numri i aksidenteve, sidomos atyre me fatalitet është jo e mirë, ku edhe ka ngushëlluar familjet që humbët të afërmit e tyre në këto aksidente.
“Shkaktar e rritjes së aksidenteve të trafikut sipas analizës së Policisë, është periudha pas mbylljes që ishte shkaku i pandemisë”, ka thënë ai, ku edhe ka përmendur masat që kanë ndërmarrë për siguri në komunikacion.
“Aktualisht Policia është më dy operacione njëra është përmes mjeteve të biçikletave ose skuterëve si dhe operacioni tjetër është siguria në rrugë ku janë të kyçura të gjitha rajonet e trafikut por është përfshirë edhe njësia speciale. Po ashtu kemi kyçur edhe automjete civile ose polic civil, gjatë kësaj jave kemi filluar të bëjmë kontroll përmes dronëve”, ka thënë Mehmeti”.
Para mediave, kreu i Policisë ka thënë se përderisa po e shohin që dhënia e gjobave nuk po ka efekt ne parandalimin e aksidenteve atëherë duhet të digjitalizoj.
“Digjitalizmi mendoj se është mënyra më e mirë e ndalimit të aksidenteve. Po e shohim që rritja e shqiptimit të gjobave nuk po ka efekt në parandalimin e aksidenteve. Duhet të marrim shembull shtete e Evropës. Jemi duke pritur të përfundoj blerja e radarëve dhe pajisjeve të tjera”, tha Mehmeti.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, ka thënë se aksidente fatale në vitin 2019 kanë qenë 31 derisa këtë pjesë të vitit janë 42. 37 persona kanë vdekur në vitin 2019 ndërkaq 50 janë këtë vit.
Rritja e masave në trafik nga Policia e Kosovës ka ardhur pas shtimit të numirit të aksidetëve e sidmos atyre me fatalitet. Vetëm të dielen kanë vdekur pesë persona si pasojë e aksidentëve në komunikacion. V.S/arbresh.info/.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë