Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se e vetmja zgjidhje në raport me Serbinë është imponimi i sanksioneve për armatim, ndaj Serbisë.
Sipas Mehajt, duhet të përshpejtohen procedurat për anëtarësim të Kosovës në NATO, gjithashtu.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Unë konsideroj se e vetmja zgjidhje për Kosovën në raport me Serbinë, është që të imponohen sanksionet për armatim ndaj Serbisë. Të përshpejtohen procedurat për PFP për Kosovën drejtë anëtarësimit në NATO. Të themelohet një bazë ushtarake e përhershme e ShBA-ve në Kosovë, sikurse në Poloni apo Gjermani. Dhe të përshpejtohet procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 5 vendet e UE-së.
Sikur të kishte vepruar Kosova, me një akt të tillë shtetëror – terrorist sikurse Serbia, do të kishte pasur pasoja me dekada ndaj Kosovës. Rrjedhimisht është e domosdoshme për popullin e Kosovës me pa veprime të qarta të partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera demokratike me Kosovën dhe popullin e saj. Ne jemi dhe do të mbesim më proamerikanët në Europë, madje duke konkuruar që të jemi si shtet si Kosovë edhe më proamerikan se sa Texasi./Arbresh.info/
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...