Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dalë me një reagim ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës.
Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovës, që sipas tij, janë si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.
“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiq sesa me rezultatet e dialogut”, ka shkruar Mehaj.
“Dhe së dyti, tentim destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb, qytetarët tanë, për gjoja masat e dhunshme që priten të ndërmerren nga ana e institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë, e të cilat u’a rikujtojmë se janë të tilla, ilegale, pasi janë në kundërshtimin me marrëveshjen e derivuar nga dialogu në mes të dyja palëve, si dhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.10.2022, në të cilin është vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në tre faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023”, ka thënë Mehaj.
Ai ka theksuar se vendimi i targave ka për synim ligjshmërinë në shtetin e Kosovës, rritjen e sigurisë në trafik, dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.
“Të gjithë qytetarët që kanë pasur në shfrytëzim tabela të tilla deri me datën 31 mars 2023, do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS, duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit”, u shpreh Mehaj.
“Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës, si rregulluese e trafikut. Ndërsa ushtria e Republikës së Kosovës, padyshim do të garantoj mbrojtjen e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Kosovës. Çdo veprim i yni është në koordinim të plotë me aleatët tanë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe vlerave demokratike evropiane”, ka pohuar Mehaj./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...