Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia.
Ai këtë e ka bërë në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë, që përkon me përvjetorin e kryerjes së Masakrës së Mejes, një prej masakrave më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve.
“Për këto 25 vite nga lufta në Kosovë, institucionet e vendit tonë kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë”, është shprehur Mehaj, transmeton KlanKosova.tv.
Më tej Mehaj ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historianëve duhet të punojnë për argumentimin e gjenocidit serb që nga viti 1912.
Kështu ish-ministri në Qeverinë Kurti ka përmendur veprat e botuara për të dëshmuar krimet si nga AShAK por edhe nga Hysret Pllana dhe Shkodran Imeraj.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës këtë vit ka botuar veprën me titull ‘Genocide and massacres od Serbia in Kosova (1998-1999)’, e cila është një punë me rëndësi dhe publikim i cili përmbledh në veten e saj punime të shumë studiuesve tonë e të huaj. Po ashtu, ketë vit Institutit i Historisë në Prishtinë, ka botuar po ashtu përmbledhjen me titull ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek.XIX-XX’, e cila po ashtu përmban shumë kontribute të historianeve nga Kosova e Shqipëria në lidhje me gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX”.
“Një punë me rendësi ka bere edhe historianet Dr.Nysret Pllana dhe Dr.Shkodran Imeraj.
Dr.Pllana me publikimin e tij ‘The terror of serbian occupier ofer albanians 1844-1999’, ka bërë një punë me peshë që ka bërë në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Libri i Dr.Nysret Pllanes, është dashur që të shpërndahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në rrjetin e Ambasadave të Kosovës nëpër botë, me të vetmin qëllim që shtetet e tjera nëpër botë të mësojnë të vërtete e gjenocidit serb në Kosovë. Këtë libër kam pasur fatin që të ndaj në shumë parlamente të shteteve të ndryshme anëekënd botës. Dr.Imeraj, po ashtu me dy librat e tij “Masakrat në Lybeniq (1998-1999)” dhe “Masakra e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit (31 mars 1999), ka bërë në punë të jashtëzakonshme në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...