Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim komandantin e ri të kontingjentit turk të KFOR-it, Kolonel Fatih Cansiz.
Në këtë takim njoftues, ministri Mehaj i uroi mirëseardhjen kolonelit Cansiz, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ashtu si edhe në të gjithë fushat tjera, do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.
“Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e trupave turke në kuadër të KFOR-it për sigurinë, stabilitetin e vendit dhe mbështetjen e qytetarëve tanë me projekte të shumta”, thuhet nw komunikatë, transmeton arbresh.info.
Nga ana e tij, kolonel Cansiz, u shpreh se detyrë dhe obligim kryesor është dhe mbetet përkrahja e Republikës së Kosovës në secilën fushë. Më tej, ai theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të bëhet edhe më funksional, sidomos në sferën e arsimimit dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale në procesin aktual të tranzicionit./arbresh.info/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...