Mehaj viziton familjen e dëshmorit, Imer Shala

19:35 | 4 Mars 2023
E.H

Në prag të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit, Imer Shala në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në radhët e saj kishte vajzat dhe djemtë më të mirë, të cilët e donin jetën por më shumë se jetën e donin atdheun e lirë. Kështu i edukoi ata ky truall, ky vend i cili nuk duron shtypjen dhe të cilin me shekuj provuan ta përvetësojnë pushtuesit e armiqtë, por që nuk ia arritën, fundin atyre ua tregoi UÇK-ja me luftëtarët e saj”, ka shkruar Mehaj në Facebook, përcjell arbresh.info.

Ai ka thënë se dëshmori Imer Shala ra heroikisht në mbrojtje të atdheut, dhe se sipas siç shkruan ai, vepra e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetoi përgjithmonë.

“Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës. Lavdi!”, ka shkruar Mehaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme