Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qenë për vizitë tek familja e dëshmorit Agim Çelaj që njihej me nofkën komandant Coli.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur përqafoi djalin e dëshmorit Gentianin ju kujtuan fjalët e komandant Colit kur i ka thënë se ka lënë perëndimin për të luftuar në Kosovë.
“Deri sa isha në përqafim mes emocioneve e lotëve të Gentianit, të birit të Heroit te Kombit, Agim Çelaj më kumbonin fjalët e gjeneral Çelajt, respektivisht komandant Colit nga frontet e luftës më 1998 kur thotë: Me qëllimin e luftës për Republikën e Kosovës jam kthye nga perëndimi dhe jam kyç në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ta kryej atë borxh që e kam si shqiptar dhe qytetar i Kosovës ndaj kësaj toke dhe këtij populli”, shkroi Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes vizitioi familjen Çelaj në Singen të Gjermanisë ku biseduan për kombin shqiptar dhe të ardhmen e Kosovës.
Mehaj tha se fryma patriotike e gjeneral Agimit është edhe tek trashëgimtarët e tij, ndërsa vlerësoi lart veprat dhe flijimin e tij për lirinë e Kosovës./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit