Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, secili ushtar që ka mision jashtë shtetit do të pajiset me sigurim shëndetësor.
Ai po ashtu tha se me këtë ligj rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, paqeruajtëse etë tjera, si dhe do të rregullohet edhe çështja e kujdesit të familjes së ushtarëve përgjatë misionit.
“Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe për kujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tha se janë të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s. /arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...