Mehaj uron Krishlindjen: Paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja

11:12 | 24 Dhjetor 2022
A. B.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ia ka uruar Krishlindjen besimtarëvë të krishterë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se krishlindjet janë mishërim i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën.

“Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Një urim të veçantë pati për ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere.

“Urim të veçantë edhe për gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë bashkë me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime jashtë vendit”.

Postimi i plotë:

Vëllezër e motra, bashkëkombës e bashkëqytetarë të besimit të krishterë,

Krishtlindjet janë mishërimi i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën.

Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin.

Krishtlindjet do të jenë gjithmonë për aq kohë sa ne qëndrojmë zemër më zemër dhe dorë për dorë, si vëllezër e motra të një gjaku sepse shqiptarinë e kemi bashkë.

Urim të veçantë edhe për gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë bashkë me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime jashtë vendit.

Në këtë ditë feste, urimet bashkë me mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë u dërgoj policëve tanë, heronjve dhe gardianëve të sigurisë së qytetarëve pa dallim dhe Republikës sonë.

Bekime të Zotit e mbarësi paqi gjithmonë bashkë me falënderimin dhe respektin e thellë për familjet tuaja dhe sakrificën në misionin tuaj për ne.

Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja! ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme