Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas tha se muaji mars është simbol i gruas, i rezistencës e i të drejtave që duhet kërkuar e respektuar me çdo kusht.
Mehaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se u është drejtuar ushtarakeve dhe stafit civilë të pranishëm në organizimin e Zyrës për Barazi Gjinore.
Fjalimi i plotë i Mehajt
Muaji mars për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën tonë për liri, shembulli më i mirë i së cilës janë demonstratat e 81-tës, e Epopeja e UÇK-së. Në këtë rrugëtim të popullit tonë kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi.
Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje.
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku ka fillet Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e përbënin vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë, të cilat iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, disa si mjeke e infermiere, e disa si përgjegjëse për furnizim të ushtrisë me ushqim.
Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini, Yllka Domi, janë vetëm disa nga gratë dëshmore që luftuan me të njejtën forcë e vullnet deri në momentin e fundit të jetës së tyre. Përkrah ushtarëve të tjerë treguan këmbëngulje e guxim të pashembullt.
Është pikërisht shembulli i këtyre grave që të bën të kuptosh se gratë e burrat vërtetë nuk janë të njejtë por janë të barabartë. Këtë e dëshmoni dhe secila prej jush që sot bartni uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Teksa ju shoh këtu në sallë e di se jemi në rrugë të drejt të shtetndërtimit bazuar në vlera, e të krijimit të një ambienti të sigurt për çdo shtresë të shoqërisë e për çdo pjesëtar të komunitetit.
Ëndrra e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit tashmë është jetësuar. Ndërsa synimi ynë si shtet është të përmbushim dhe objektiva tjera. Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Programit të Partneritetit për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në NATO, ku kuadrot tona të specializuara ushtarake mund të ofrojnë kontributin e tyre në misionet e ruajtjes së paqes dhe të vlerave demokratike që ne si komb e si shtet në vazhdimësi i kemi bartur e mbështetur.
Urime edhe një herë 8 marsi, e qoftë marsi i vitit tjetër datë kur të gjithë së bashku do të festojmë shumë suksese!/Arbresh.info
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vaj...