Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) janë trajnuar dhe certifikuar me sukses të lartë pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj.
Ai përmes Facebook-ut bëri të ditur se Klasa 2022 e kursantëve për instruktorë të fitnesit fizik janë trajnuar dhe certifikuar Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Sikur edhe për specializimet tjera, vazhdojmë me shtimin e kuadrove të instruktorëve profesional të fitnesit fizikNë Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u trajnuan dhe certifikuan me sukses të lartë, Klasa 2022 e kursantëve për instruktorë të fitnesit fizik.Edukimi fizik ushtarak në doktrinën tonë përbën një nga aftësitë që duhet të zotërojë çdo ushtarak, së bashku me aftësitë teknike, mendore dhe emocionale”, shkruan Mehaj.
Sipas Mehajt, fitnesi fizik mundëson forcën dhe energjinë e domosdoshmë për realizimin e detyrave.
“Fitnesi fizik mundëson të kemi forcën dhe energjinë e mjaftueshme dhe të domosdoshme për të realizuar detyrat taktiko-operative me sukses të plotë. . “Trupi arrin atë që mendja beson.” – Napoleon Hill”, shkruan Mehaj./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...