Në vazhdim të vizitës në Bangladesh, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar takimin zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen. Në këtë takim, Ministri Mehaj me theks të veçantë ka kërkuar nga Ministri Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur vendin tonë.
Gjithashtu, Ministri Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal, thuhet në komunikatë.
Në fund të takimit, Ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe lirisë, bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur. /Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...