Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë kësaj vizite, ministri Mehaj u prit nga Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkruan arbresh.info.
“Sot kam vizituar Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, në takim u prita nga Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Në takim biseduam lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive, theksuam nevojën për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave tona, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Mehaj në Facebook.
Po ashtu, sipas Mehajt gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
“Falënderova ministrin Akar, për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ministri Akar, e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, shkruan Mehaj.
Tutje Ministri i Mbrojtjes tha se homologu i tij e siguroi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...