Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-komandantët e pensionuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.
Mehaj ndër të tjerash ka falënderuar ish-komandantët e pensionuar për të gjithë kontributet e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Sot, pata kënaqësinë të pres në zyrën time ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët madhorë të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”,shkroi Mehaj.
Poashtu ministri theksoi se takimet e tilla do të realizojnë më shpesh.
“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takime të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...