Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Mehaj tha se me ambasadorin Sakar kanë biseduar lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, krahas njoftimit me proceset zhvillimore aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK.
“Atë, gjithashtu e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, ambasadori Sakar thuhet se ka premtuar që Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tani, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushim me sukses të plotë synimet tona.
“Në fund, u dakorduam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...