Mehaj takon ambasadorin e Turqisë e falënderon për mbështetjen në zhvillimin e FSK-së

12:52 | 2 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Në këtë takim Mehaj ka falënderuar ambasadorin turk për mbështetjen që Turqia ka dhënë në zhvillimin e FSK-së.

Të dy u pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në nivel shtetëror dhe fushën e sigurisë.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar. Ministri Mehaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sakar, për përkrahjen e përhershme që ka dhënë Turqia për Republikën e Kosovës. Përveç falënderimit për shtetin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë turke, ministri Mehaj i ndau ambasadorit turk, Sakar, mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së përmes arsimimit, stërvitjeve dhe donacioneve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ministri Mehaj dhe ambasadori Sakar u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në nivel ndërshtetëror dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së dy vendeve është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme