Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot, me të cilin diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, ata diskutuan edhe për stadin e realizimit të projekteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ndër të tjera Ministri Mehaj dhe Ambasadori Abbot u pajtuan për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë./arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...