Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur në takim homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Matej Tonin.
Me këtë rast, ai ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen e lartë për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtet-ndërtimin e vendit tonë si dhe shërbimin e vazhdueshëm të forcave sllovene në kuadër të KFOR-it.
Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka mbështetur në vazhdimësi edhe ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë sonë dhe FSK-së përmes këshilltarëve në kuadër të NALT-it dhe bashkëpunimit tonë bilateral.
Krahas diskutimeve për sfidat në mjedisin aktual të sigurisë në rajon dhe më gjerë, dy ministrat, Mehaj dhe Tonin u dakorduan që bashkëpunimi bilateral në mes të dy ministrive të thellohet edhe më tej në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.
Ministri Tonin u zotua se Sllovenia si vend anëtar i NATO-s do të mbështetë vendin tonë edhe në proceset integruese euroatlantike./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...