Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar sot familjen Ademaj në Pejë e cila mbrëmë humbi dy anëtarët e saj pas vërshimeve të shiut.
Mehaj ka thënë se lajmi për humbjen tragjike të dy qytetarëve për shkak të vërshimeve në Pejë, ishte shumë e rëndë dhe pikëlluese.
‘Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
Tutje Mehaj njoftoi se që nga momenti kur kanë marrë informacionet për vërshime, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë qenë në terren për të ndihmuar.
“Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës”, tha Mehaj.
“Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, z. Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve”, tha tutje Mehaj.
Në fund, ministri i falënderoi të gjithë për punën në veçanti qytetarët të cilët i kanë dal në ndihmë njëri-tjetrit, si dhe Mehaj uroj që kjo situatë të kaloj sa më shpejt me sa më pak pasoja./Arbresh.info/
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...