Google ADS

Mehaj: Rikonfirmohet angazhimi i SHBA-së për sigurinë në rajon

18:21 | 8 Janar 2022
V. S.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar vendosjen e shtabit operativ pararojë në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR), ka thënë se është një ky është lajmi shkëlqyeshem dhe një vendim i madh.

“Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri.
Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë. #StrongerTogether”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme