Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se shqiptarët në Kosovë dhe rajon duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj u shpreh se Rusia dhe Kina nuk e kanë për synim mirëqenien tonë, por siç thotë ai, ato ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në këto kohëra të ndërlikuara, shqiptarët në Kosovë dhe rajon duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan. Këto vende nuk e kanë për synim mirëqenien tonë, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike. Rruga jonë është e qartë – të kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, partnerë që kanë qenë gjithmonë përkrah nesh në ditët më të vështira.
Gjithashtu, duhet të kujtojmë se feja kurrë nuk ka qenë pretekst për ndasi në shoqërinë tonë. Përkundrazi, bashkëjetesa e besimeve të ndryshme ka qenë gjithmonë një pasuri për shoqërinë tonë multietnike dhe multikonfesionale. Ka forca dhe shërbime të inteligjencës së huaj, që janë armiqësore ndaj Kosovës, kombit tonë dhe që nuk e duan të mirën e atdheut tonë. Ato përpiqen të ndezin tensione dhe të krijojnë përçarje përmes temave fetare dhe etnike. Është e rëndësishme që qytetarët të mos i besojnë verbërisht informacioneve të publikuara në media, sepse ka individë që pranojnë para për të përhapur lajme të rreme dhe për të shkaktuar përçarje.
Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Serbia, Rusia dhe Kina, përveç politikave zyrtare, po përdorin edhe kanalet e diplomacisë publike dhe ndikimin mbi qytetarët brenda Kosovës, qoftë serbë apo shqiptarë qe jan të shitur, për të shprehur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe vendit tonë. Madje, ata po tentojnë të nxisin mosbindje ndaj qeverisë përmes lëvizjeve antifetare.
Kjo është një periudhë e ndjeshme, dhe çështjet e brendshme politike nuk duhet të japin pretekst strukturave armiqësore që të përfitojnë nga mosuniteti i qytetarëve ose ndasitë politike për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. E ardhmja jonë varet nga uniteti dhe përparimi. Ne nuk kemi kohë për përçarje – rruga e duhur është besimi në qëllimin tonë të përbashkët.
Në muajt në vijim, është e domosdoshme që ministria e jashtme, ambasadat tona diplomatike të angazhohen fuqimisht në rritjen e imazhit diplomatik, politik dhe ekonomik të vendit tonë. Atasheët tanë me detyra sigurie dhe ekonomike duhet të jenë të përkushtuar në mënyrë aktive. Gjithashtu, diaspora jonë mund dhe duhet të kontribuojë më shumë, por është thelbësore që ambasadorët tanë të dinë si t’i motivojnë dhe t’i angazhojnë ata në mënyrë efektive. #Gjithmonë krah për krah me Shqipërin, aleatët tanë, me Perëndimin, me NATO-n, me SHBA-në./Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...