Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi.
Mehaj në këtë vizitë është i shoqëruar nga Gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali Krasniqi, kolonel Astrit Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu.
Gjatë ditës së sotme, Ministri Mehaj së bashku me delegacion kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Përmes një komunikate për media nga MM bëhet e ditur se Mehaj fillimisht ka uruar Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Ky bashkëpunim do të vazhdohet në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit.
“Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...