Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është pritur në takim nga ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier në Kosovë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.
“Me këtë rast, përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, ambasadorit Hovenier edhe njëherë i shpreha mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, shkruan Mehaj në Facebook.
Mehaj shton të ketë ritheksuar faktin e fuqishëm se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë dhe është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.
“Gjithashtu, e njoftova edhe me nivelin e përgatitjeve për Stërvitjen “Defender-Europe’23” në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse”, shkruan Mehaj.
Tutje shkruan se ambasadori Hovenier, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen në operacionin humanitar për evakuimin e afganëve, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ioëa-s dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
“Në fund, të dy ishim të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”, shkruan ministri Mehaj./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...