Mehaj pret në takim zyrtarin nga Departamenti Amerikan i Shtetit

16:18 | 31 Korrik 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Programe the Iniciativa Globale nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Mike Smith.

Në këtë takim, Mehaj e njoftoi drejtoirn Smith për të arriturat e në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, bashkëpunimin ndërkombëtar si dhe synimin e Kosovës drejt anëtarësimit në programin për partneritet të paqes dhe NATO, shkruan Arbresh.info.

Tutje Mehaj bëri të ditur se theks të veçantë i ka kushtuar rolit të këshilltarëve bilateralë nga SHBA, siç është këshilltari për PPBE, Joe Duncan dhe ish këshilltares për ndërlidhje me Kuvendin, Katherine Barton.

“Ndikimi i këshilltarëve bilateralë është evident në punën tonë të përditshme. Sot ne e kemi z. Joe Duncan i cili në suaza ditore bashkëpunon me secilin prej nesh dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. E gjithashtu falë tyre kemi edhe kapacitetin e ndërlidhjes me Kuvendin z. Faton Krasniqi, ku falë komunikimit nëpërmjet këtij kapaciteti është rritur llogaridhënia dhe transparenca ndërsa mbikëqyrja nga ana e legjislativit po bëhet edhe më e mirë”, tha Ministri Mehaj.

Ndër të tjera, Mehaj kërkoi nga Departamenti i Shtetit mbështetje edhe me kapacitete të tjera të këshilltarëve, e me theks të veçantë në fushën e burimeve njerëzore si dhe në inteligjencë ushtarake.

Smith e falënderoi Mehaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme teksa theksoi se “e gëzon fakti që këshilltarët nga Departamenti i Shtetit kanë kontribuuar në rezultatet e MM/FSK-së.”

“Gjithashtu, ai theksoi se si aset shtesë së shpejti do të vije edhe një këshilltar rreth çështjeve të blerjeve si dhe përmendi edhe fushën e Sigurisë Kibernetike, ku z.Smith tha se në të ardhmen do të shqyrtohet mundësia edhe për angazhimin e ndonjë specialisti në rolin e këshilluesit për këtë fushë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Arbresh.info.

Të ngjashme