Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka pritur sot, në përmbyllje të shërbimit në Kosovë, Shefin e Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry L. Henry.
Me këtë rast, gjeneral Henry i dorëzoi ministrit Mehaj, flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ngritur në nderim të tij në Kampin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Film City në Prishtinë. Flamuri shoqërohet me përshkrimin: “Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon për sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave që luftojnë forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës.”
Në fund, përshkrimi përmbante edhe thënien e famshme të ish-presidentit të njohur amerikan, Ronald Reagan : “Nuk ka asnjë kufizim në sasinë e të mirës që mund të bësh nëse nuk të intereson kush e merr kredinë”
Nga ana e tij, Ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin e gjeneral Henryt gjatë shërbimit të tij, dhe për rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me tërë përkrahjen e madhe e të shumanshme në shtetndërtimin e vendit, ruajtjen e sigurisë, si dhe mbështetjen me rolin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në vend, që është prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it si dhe trendin e zbatimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së. Gjeneral Henry gjatë takimit shoqërohej edhe nga pasuesi i tij, bashkëkombësi, gjeneral Maier, i cili siguroi ministrin Mehaj për vazhdimin e bashkëpunim të ngushtë edhe në mandatin e tij. /arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite