Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se investimi në ushtri është prioriteti ynë.
“Do të kemi një forcë sipas standarteve të NATO-s. Sot po i shtohen 257 ushtarë më shumë, gardian të lirisë, paqesë dhe sovranitetit tonë”, deklaroi Mehaj.
Ai nuk ka harruar të përmend lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantin Legjendar, Adem Jashari, krahas aspiratave për anëtarësim në NATO.
“Kur e shohim nga keni ardhur e shohim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur e shohim nga po shkojmë e shohin NATO-n. Edhe këtu ku jemi sot edhe aty ku duam të arrijmë nuk do të ishte e mundur pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Trimërinë e guximin e kemi në qeniet tona, lirinë e atdheut e duam më shumë se sa veten, prandaj i shërbejmë gjithë jetën. Do keni shumë komandantë, por një e kemi të përhershëm, Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, deklaroi Mehaj.
Këto komente ai i bëri në ceremoninë e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit