Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar 42 vjetorin e demonstratave të studentëve në Prishtinë.
Mehaj ka thënë se këto demonstrata kanë shënuar kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.
“Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare Bacës Adem Demaçi që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Mehaj.
Sipas Mehajt, këto demonstrata shënuan “fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë”.
“Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...