Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur thellësisht i prekur nga tragjedia rëndë në Shkup, ku pas një aksidenti mbetën të vdekur tre anëtar të familjes Pacolli nga Kosova.
Mehaj teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ka thënë se i gjithë angazhimi nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut ka qenë në nivelet më të larta të mundshme.
Njoftimi i plotë i Mehajt:
Thellësisht të prekur nga tragjedia e cila ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre qytetarë tanë, në këto momente të rënda jemi pranë familjes dhe të afërmve që humbën më të dashurit e tyre.
Ministri tutje ka bërë të ditur se menjëherë pasi kanë marrë njoftimin për aksidentin, kanë filluar koordinimin me ambasadën në Shkup dhe autoritetet maqedonase, “nga ku edhe kemi marrë kërkesën për mbështetje me ekipet tona të AME-së, Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kërkesës ju kemi përgjigjur menjëherë dhe në orën 00:40 ekipi ynë ka qenë në vendin e ngjarjes. Sot pas një pune intensive ekipet tona së bashku me ekipet e shtetit Maqedonas kanë arritur të nxjerrin veturën e aksidentuar dhe trupat e pajetë të qytetarëve tanë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, falënderoj autoritetet e Maqedonisë së Veriut për punën, bashkëpunimin dhe koordinimin me ekipet dhe njësitet tona që kanë qenë në kërkim të qytetarëve tanë. Në veçanti falënderoj Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së veriut, znj. Slavjanka Petrovska si dhe Gjeneral Besnik Emini, i gjithë angazhimi nga të dyja palët ka qenë në nivelet më të larta të mundshme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...