Google ADS

Mehaj: Për tetë muaj kemi blerë rreth 32 milionë euro pajisje ushtarake

10:33 | 3 Dhjetor 2021
S D

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në raportimin e tij para Komisionit për Siguri në punën e tij tetë mujore që nga emërimi i tij në krye të kësaj Ministrie, shkruan arbresh.info.

Mehaj para Komisionit tha se për tetë muaj  janë blerë rreth 32 milionë euro për pajisje ushtarake.

“Sa i përket rritjes së kapaciteteve së FSK-së, konkretisht për blerje ushtarake për ta modernizuar ushtrinë tonë, kemi bërë blerje kryesisht përmes programit FMS, kjo formë e blerjeve është blerë direkt nga shteti. Në total për tetë muaj vlera e pajisjeve të cilat kamë blerë dhe kemi blerë me Ministrinë Mbrojtjes kap shifrën rreth 32 milionë euro, këtu përfshihen autoblindat, lloj armatimi si snajperka, drona edhe pajisje tjera’, tha Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme