Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Ministrin Rasko Konjevic, me të cilin nënshkruan memorandum bashkëpunimit në nivel të dy ministrive të mbrojtjes.
Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se me nënshkrimin e këtij memorandumi të bashkëpunimit, dëshmohet vazhdimësia e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në nivele tjera, me aktivitete e angazhime të përbashkëta.
”Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të zgjerohet fushëveprimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes që do të ketë ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve tona si dhe rajonit tonë në përgjithësi”, tha Mehaj në konferencën për media.
Më tej, Ministri Mehaj tha se thellimi në vazhdimësi i këtij bashkëpunimi do të mundësojë që lehtësisht të menaxhohet dhe me efektivitet të përballohen kërcënimet, rreziqet dhe sfidat në mjedisin e sigurisë rajonale, kontinentale e globale.
“Mali i Zi si shtet mik i yni, duke vlerësuar angazhimin e Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetje të misioneve të NATO-s, do të ofrojë mbështetje edhe në procesin e realizimit të synimit tonë për anëtarësim në Programin e Partneritetin për Paqe, si rrugë drejtë anëtarësimit tonë në NATO”, theksoi më tej Ministri Mehaj.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rasko Konjevic, tha së nëpërmjet këtij memorandumi, hapen rrugët për një bashkëpunim edhe më të mirë, duke theksuar se Mali i Zi do të përkrahë Kosovën në realizimin e aspiratave drejt integrimeve euroatlantike.
Bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të shtrihet që nga shkëmbimet e përvojave profesionale të kuadrove, qendrave akademike e specialistike dhe deri te angazhimet në mbështetje reciproke me kapacitete operacionale, në rast të emergjencave./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...