Google ADS

Mehaj: Partneriteti me SHBA-në është i përjetshëm, i tillë do të mbetet

07:26 | 31 Maj 2023
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.

Ai tha se ushtria e Kosovës është ngritur para së gjithash duke pas mbështetje të fuqishme nga ShBA-të.

“Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje. Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme