Mehaj nis vizitën zyrtare në Bangladesh, pritet në takim nga kryeministri Tarique Ahmed Siddique

12:01 | 9 Maj 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh, sot është pritur në takim nga këshilltari për siguri i Kryeministres së Bangladeshit, Tarique Ahmed Siddique.

Siç thuhet në njoftimin e MM-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

Mehaj së bashku me  Tarique u dakorduan që të fillojnë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Gjithashtu, Ministri Mehaj u ofroi mundësinë e trajnimeve për ushtrinë e Bangdeshit në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan raportet e pandashme me SHBA-në dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe NATO-n./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme