Mehaj: Nga SHBA-të mora përkrahje të plotë për ushtrinë e Kosovës

13:01 | 21 Tetor 2021
F.T

Pas kthimit nga Shtete e Bashkuar të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur një konferencë për media, raporton arbresh.info.

Sipas Mehajt, kjo vizitë e tij ishte mjaft frytdhënëse dhe tregoi se janë dakorduar për një serë pikash për bashkëpunim.

“Kjo ishte vizita e parë e një ministri të Mbrojtjes nga Kosova më SHBA. Jam pritur dhe kam takuar autoritet e larta të mbrojtjes, shtetit e të këshillit të sigurisë kombëtare. Kom pasur takime më përfaqësues të diasporës. Më kënaqësi mund të ju informoj se departamenti amerikan i mbrojtjes na konfirmuar përkrahjen për Kosovën për stërvitje, mbështetje për operacione humanitare të FSK-së, rikonfimrim të përkrahjes së plotë drejt integrimeve evropiane. U dakorduam për veprime konkrete mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në kartën Adriatike. Kemi diskutuar dhe jemi dakorduar për blerje ushtarake. Thellimi dhe bashkëpunimi më gardën e IOVA”.

Ministri Mehaj në këtë konferencë bëri të ditur edhe për hapjen e një konkursi për ushtar të rinj të FSK-se.

“Nga sot hapet konkursi për 840 ushtarëve të rinj të ushtarëve të Forcës së Kosovës. Njoftoj të gjithë të rinjtë e të rejat e të gjitha komunitet që të bashkëngjiten dhe aplikojnë në këtë konkurs”, tha Mehaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme