Google ADS

Mehaj nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme në Turqi rreth fuqizimit të FSK-së

16:54 | 17 Maj 2022
KRG

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi,ka zhvilluar  takim me Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes.

Në këtë takim, Mehaj ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje ndërmjet dy shteteve për furnizimi me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes nga ana e Turqisë, përcjell arbresh.info.

“Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes e njoftova me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO. Në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme”, ka thënë Mehaj.

“Nga ana e tij, Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”. / arbresh.info/

Të ngjashme