Google ADS

Mehaj në vizitë për ngushëllime te të gjitha familjet e personave që humbën jetën në Slavonski Brod

18:35 | 31 Korrik 2021
V. S.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me stafin e tij ka qenë në vizitë tek të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mehaj tha se si bir i kurbetqarit, mesazhi i tij ishte që humbjen e dhimbshme duhet ta kthejnë në forcë.

“Gëzimin kur e ndajmë me të tjerët rritet, ndërsa dhimbja kur ndahet me të tjerët pakësohet. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshën! Paqin paqen dhe bekimet e Zotit të Madhërishëm e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm”, shkroi Mehaj në llogarinë e tij në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme