Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi nga Konferenca Fillestare Planifikuese, e cila po mbahet në Sarajevë, për stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, e quajtur ‘Defender Europe 2023’.
“Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë ‘Defender Europe 23’, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë dy oficerë, Kolonel Maqedonci dhe Major Osmani, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve.
“Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje të madhe dhe ne planifikojmë të marrim pjesë me dy regjimente të FSK-së që përfshijnë mbi një mijë trupa”, tregoi ministri.
Postimi i plotë;
Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 23”, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti.
Në Sarajevë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për këtë stërvitje, me pjesëmarrjen e dy oficerëve tanë, Kolonel Maqedoncit dhe Major Osmanit, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve, për të vazhduar me fazat tjera planifikuese deri në ekzekutimin e tij në vitin e ardhshëm.
Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje të madhe dhe ne planifikojmë të marrim pjesë me dy regjimente të FSK-së që përfshijnë mbi një mijë trupa.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...