Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, sot ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.
Mehaj, duke folur në këtë takim, ka thënë se “agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës na detyroi ta shikojmë çështjen e sigurisë globale krejt ndryshe, veçanërisht për vendet më të vogla që përballen me kërcënime të ngjashme”.
Ai ka thënë se sulmi ushtarak kundër Ukrainës ka mobilizuar NATO-n dhe aleatët e saj dhe ka bashkuar qeveritë dhe njerëzit e botë e lirë dhe demokratike.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës, që nga ditët e para të agresionit, pa asnjë hezitim, kanë mbajtur anën e duhur të botës së lirë, që do të thotë se jemi rreshtuar natyrshëm përkrah vendeve të NATO-s dhe aleatëve të saj në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë Mehaj, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar një program për të pritur gazetarët ukrainas gjatë këtyre kohërave të vështira me mandatin e rezolutës së votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për ndihmë për Ukrainën dhe është gati të strehojë 5 000 refugjatë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA