Mehaj në Kanada: E rëndësishme prania e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë

11:00 | 21 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Kanda ku edhe po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Në këtë forum, Mehaj ka takuar komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Frocave të Armatosura të SHBA-vë, Richard D. Clarke, transmeton arbresh.info

“Në atmosferë tejet miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falenderimin tim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Forcat Amerikane janë modeli ynë i stërvitjes dhe operacioneve ushtarake.

Gjatë Forumit në Halifax, kisha kënaqësinë që të zhvilloj takimin e radhës me Komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjeneral me 4 yje Richard D.Clarke si dhe stafin e tij.

Në atmosferë tejët miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falenderimin tim.
Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.

Gjithashtu, ritheksova rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës, gjë që do të ishte në benefit jo vetëm të Kosovës, por edhe gjithë rajonit dhe më gjerë./arbresh.info/

Të ngjashme