Google ADS

Mehaj me vizitë zyrtare në Gjermani

18:22 | 23 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka shkuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, gjendem për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

Gjatë kësaj vizite, Mehaj pritet të realizojë takime me autoritete të larta gjermane nga Ministria e Mbrojtjes, parlamentarë gjermanë të komisioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe autoritete institucionale gjermane me ndikim në strukturat e NATO-s.

“Gjithashtu gjatë kësaj vizite, përveç takimeve të realizuara me përfaqësues të diasporës sonë, do të realizoj takime edhe me përfaqësuesit e misioneve diplomatike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Berlin” ka shkruar Mehaj.

“Populli dhe shteti mik gjerman, ishin me ne në momentet më të vështira historike dhe janë me ne në gjithë rrugëtimin tonë shtet-ndërtues si dhe procesin zhvillimor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka theksuar Mehaj.

Sipas tij këto vizita dhe të tjerat janë angazhime në funksion të forcimit të mëtejmë të partneritetit në shërbim të integrimeve euroatlantike dhe atij në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme