Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka mbajtur një takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim Mehaj dhe Minxhozi kanë falënderuar njëri-tjetrin për bashkëpunimin, përcjell Arbresh.info.
“Në një takim si vëllezër falënderuam njëri-tjetrin për bashkëpunimin e ngushtë që kishim për gjatë kësaj periudhe”, shkroi Mehaj.
Në ketë njoftim, ndër të tjera thuhet se ngritja e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e trajnimeve, shkollimeve dhe diplomacisë ka qenë synim që nga dita e parë e mandatit.
“Ngritja e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e trajnimeve, shkollimeve dhe diplomacisë së përbashkët ka qenë synim që nga ditët e para të mandatit. Këtë e kemi realizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe sipas planeve. Bashkëpunimi i tillë duhet të vazhdoj dhe të thellohet në të ardhmen!”, shkroi Mehaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...