Mehaj liston disa nga të arriturat gjatë dy vite qeverisje në Ministrinë e Mbrojtjes

13:52 | 10 Gusht 2023
E.G

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përmendur disa nga të arriturat më të theksuara gjatë këtyre dy vite e katër muaj qeverisje.

Përmes një postimi në në Facebook, ai ka listuar rritjen e buxhetit, investimet në armatime, rritjen e numrit të ushtarëve, lënda “Edukim për Siguri”, shtimin e oficerëve, marrëveshjet për blerje shtet me shtet, krijimin e njësisë Speciale, heqjen e numrit të kufizuar të forcave, ligjin për policinë ushtarake, ligjin për Agjencinë e Intelegjencës, Ligjin për ombudpersonin në FSK, blerjen e armatimit modern sipas standardeve të NATO-s, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, Mehaj përmendi edhe heqjen e kufizimit të numrit për ushtrinë e Kosovës, zgjerimin e rrjetit të atashëve të mbrojtjes, trajnimet jahstë vendit, dorcimine bashkëpunimit rajonal, realzimin e buxhetit dhe planit të punës mbi 90% për dy vite e gjysmë.

Ashtu si dhe realizimin për herë të parë të operacioneve apo misioneve ndërkombëtare të FSK-së./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme