Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Qershori i viti 1999, ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj theksoi se përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës.
“24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian. Por, Prishtina është edhe kryeqendra jonë politike prej ku vazhdon të mirëmbahet ajo aleancë e lidhur që më 1999, mes NATO-s dhe UÇK-së, përkatësisht trashëgimtares së saj, FSK-së” ka shkruar Mehaj.
“E nisur si një ndihmë mes një ushtrie guerile popullore, UÇK-së dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ndër vite ajo ka marrë trajtën e një raporti të mirëfilltë mes aleatësh ushtarakë e partnerësh strategjikë”, ka shtuar Mehaj.
Tutje, Mehaj potencoi se FSK po zhvillohet me trajnime ushtarake sipas standardeve të NATO-s dhe veçanërisht të SHBA-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës si zgjatim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj ushtrie që e bëri NATO-n të futej në luftë për lirinë e Kosovës, po zhvillohet me trajnime ushtarake, kapacitete luftarake dhe aftësi ndërveprueshmërie sipas standarteve më të larta të NATO- dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë kyç dhe jetik”, tha Mehaj./Arbresh.info
Leco edhe:
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?