Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas sulmit të mëngjesit të së dielës si pasojë e të cilit ka humbur jetën rreshteri, Afrim Bunjaku.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se djemtë e Policisë së Kosovës ia zbardhën fytyrën vendit përpara krejt botës dhe treguar vlerën e vërtetë të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, ish-ministri Mehaj tha se është kritike që Kosova të marrë Programin e Partneritetit për Paqe dhe të bëhet anëtare e NATO-s.
“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm.”, u shpreh ai.
“Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë. “, shtoi Mehaj.
Mehaj tha se ekziton edhe Fondin e Sigurisë i cili ekziston dhe është për të gjitha institucionet e sigurisë teksa përmendi edhe dronët Bayraktarë.
“Fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë,Dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen. Shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. Koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm.”, tha ish-ministri i Mbrojtjes.
“Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i cmuar i tërë Kosovës.”, tha Mehaj./Arbresh.info
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...