Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologun e tij në Shqipëri, Niko Peleshi të cilët janë zotuar se rrugëtimi do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.
Mehaj ka shkruar në Facebook se Shqipëria ishte për një shekull, pjesa tjetër e ndaluar e atdheut tonë.
“Sot me emocion të veçantë, bashkë me homologun tim Niko Peleshi, parakalova pranë togut të nderit, flamurit kombëtar dhe gatitu për himnin tonë kombëtar dhe shtetëror. Vizita zyrtare në Shqipëri është vizitë në shtëpinë e vëllezërve e motrave tona. Zotimi im dhe vëllait, ministrit Peleshi, është se rrugëtimi ynë do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave tona të armatosura në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes sonë, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...