Google ADS

Mehaj: Dashuria për atdheun është më e fortë se çdo brengë tjetër

10:31 | 16 Shtator 2022
K.B

Me rastin e mbajtjes së ceremonisë së kadetëve të rinj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.

Mehaj iu drejtua të pranishmëve   sot janë mbledhur për të uruar ditën e kadetëve më të rinj që do t’i shërbejnë popullit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Për katër vitet e ardhshme do të edukoheni, të arsimoheni që të jeni udhëheqës të lartë në shërbimin ë atdheut, kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni historinë e popullit tonë”, tha Mehaj.

Ministri gjithashtu shtoi se populli i Kosovës, nuk e ka pranuar asnjëherë nënshtrimin.

Ai falenderoi të gjitha nënat, duke shtuar se  ato janë heroina të vërteta dhe se i mësojnë fëmijët e tyre se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo brengë tjetër.

“Pres nga ju që të bëheni udhëheqës me karakter të fort, krah për krah njëri tjetrit krah për krah me partnerët tanë. Kam besim të plotë te ju, dashuria për ti shërbyer atdheut është më e fortë se çdo brengë tjetër”, përfundoi Mehaj. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme