Google ADS

Mehaj: Çdo hap drejt forcimit të ushtrisë e kemi bërë me mbështetjen e ShBA-së

19:08 | 9 Gusht 2023
E.G

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shoqëruar pasardhësin e tij, Ejup Maqedoncin në takim me atasheun amerikan, kolonel Mosley, i cili  ia uroi këtij të fundit, detyrën e re.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shkruar se kolonel Mosley ka shprejhur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm, shkruan Arbresh.info.

“Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani.”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten partner strategjik me mbështetjen e të cilëve, siç tha Mehaj, kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.

“Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.”, shkroi ish-ministri Mehaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme