Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ngriti lartë idealin dhe rrugëtimin e shqiptarëve duke përmendur dhe falënderuar të gjitha ata që dhanë kontribut që sot ta përjetojnë këtë ditë, raporton arbresh.info.
“Kam nderin sot qe të shpreh urimet më të sinqerta me rastin e ditës së Forcës. Historia jonë si komb tregon sakrificat qe ne i kemi kaluar. Në këtë ditë ne jemi krenar me ushtrinë profesionale dhe kjo falë lidershipit në secilën njësi, të vendosur dhe te pathyeshëm. Aspirata jonë do të kompletohet atëherë kur ne të jemi në NATO. Ushtria e Kosovës është e gatshme të marr përgjegjës ë reja së bashku me partnerët qe na ndihmojnë dhe përkrahin në vazhdimësi. Duke ndjerë hapat e atyre që ranë në rragën e lirisë dhe duke pasur të qartë idenë si komb ai shtet zotohem që do të jem në çdo kohë kudo qe kërkohet në mbrojtje të atdheut tonë”, tha Mehaj.
Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës sot duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e Hapur”.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti u drejtohet ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
https://www.arbresh.info/lajmet/osmani-ndane-medalje-presidenciale-per-ushtaraket-e-dalluar1/
Në kazermën “Adem Jashari” mbahet ceremonia shtetërore në shënimin e Ditës së Forcës
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...