Kryeministri rus, Dmitry Medvedev pas takimeve që pati me liderët serbë, i është drejtuar popullit edhe përmes parlamentit në Beograd.
Aty Medvedev ka folur pak edhe për Kosovën, dhe marrëveshjen që sipas tij duhet të arrihet, shkruan Danas.
Ka thënë se Rusia përkrah marrëveshje paqësore mes dy vendeve, mirëpo vetëm në bazë të rezolutës 1244.
“Rusia gjithsesi përkrah një zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë, mirëpo atë vetëm në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së”, ka thënë ndër të tjera ai.
Në vazhdën e deklaratës së tij në Kuvend, Medvedev ka folur edhe për të kaluarën e Serbisë.
Ndër të tjera ka thënë se Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta.
“Fatkeqësisht, Serbia i ka vuajtur pasojat e veprimit kundër ligjit ndërkombëtar në vitet e 90-ta. Megjithatë, Rusia është përkrahëse e Serbisë dhe popullit serb, atëherë dhe tani”, ka thënë ai.
Vizita e Medvedev është duke u përcjellur me një interes të jashtëzakonshëm nga mediat serbe, kur dihen raportet e afërta të këtij shteti me Serbinë.
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...