Dy burra dyshohet se kanë vrarë 18-vjeçaren M.O. në Ferizaj. Ndërkohë, 29-vjeçari Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari Arbër Sejdiu, i cili jeton në Zvicër, janë arrestuar nga Policia.
Siç raporton mediumi zviceran, 20minuten, 32-vjeçari Arbër Sejdiu jetonte në perëndim të rajonit të Luzernit dhe punonte në një kompani ndërtimi. Fqinjët e tij thanë atë nuk e kishin parë prej muajsh. Ai ka edhe një apartament në Suedi.
Një koleg i punës e përshkroi atë si të qetë dhe tha se nuk ua kishte tërhequr vëmendjen për ndonjë gjë të veçantë. Sipas disa burimeve të këtij mediumi,, 32-vjeçari është shtetas suedez dhe ka një apartament në Suedinë jugore. Ai nuk kishte pasaportë zvicerane, njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Arbër Sejdiu akuzohet se mori pjesë në rrahjen deri në vrasjen makabre të 18-vjeçares M.O. për dy ditë me radhë.
Akti i tmerrshëm është kryer në veri të Ferizajt në një banesë ku Dardan Krivaqa dhe M.O., jetonin prej dy muajsh pasi ishin martuar.
32-vjeçari Arbër Sejdiu dhe shoku i tij Dardan Krivaqa e sollën trupin e pajetë të 18-vjeçares dhe e lanë atë në spitalin e Ferizajt të dielën pasdite. Më pas, ata u larguan me një veturë Audi me targa zvicerane.
Ndaj Arbër Sejdiut Gjykata Themelore e Ferizajt caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. /arbresh.info/
https://www.20min.ch/story/verhafteter-a-s-32-wohnte-und-arbeitete-in-der-region-luzern-580364623527
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...